Kronika 15 Tetor 2025, 16:50 Nga VNA

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sy të saj, dëshmia e sekretares: Kur e qëlloi për herë të dytë u ula poshtë tavolinës, dëgjoja vetëm rënkimet e tij

Ndaje në Whatsapp
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sy të saj, dëshmia e sekretares:

Zbardhet dëshmia e sekretares së Astrit Kalasë, para syve të të cilit u qëllua për vdekje gjyqtari në sallën e gjyqit. Ajo është shprehur se autori Elvis Shkëmbi pasi e qëlloi gjyqtarin Kalaja, është kthyer nga ajo ku është shprehur se “nuk ka gjë me të, dhe është kthyer nga gjyqtari dhe ka gjuajtur përsëri ndaj tij”.

Sekretarja gjithashtu është shprehur se, pasi Elvisi e ka qëlluar për herë të dytë gjyqtarin, ajo është ulur poshtë tavolinës dhe ka dëgjuar gjyqtarin, i cili rënkonte.

Gjyqtari Kalaja u ekzekutua nga sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, 30 vjeç. Xhaxhai i tij Gjon Shkambi është arrestuar po ashtu si nxitës në krim.

Dëshmia sekretares

Xh.K., me detyrë sekretare gjyqësore, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me gjyqtarin Astrit Kalaja, deklaron se në datë 06.10.2025, rreth orës 15:35-15:40, ka bërë thirrjen për hapjen e seancës gjyqësore të planifikuar për shpallje vendimi. Ka thërritur të gjitha palët në proces me mikrofon, dhe janë paraqitur vetëm katër persona, paditësi Ragip Kurtaj dhe një person që është prezantuar si djali i Ragipit, dhe dy persona nga pala e paditur, Gjon Shkambi dhe një person tjetër që e ka mësuar më vonë që quhej Elvis Shkambi, i cili shoqëronte Gjonin. Palët janë ulur dhe gjyqtari ka çelur seancën gjyqësore, ku ka thënë se seanca e mëparshme ishte shtyrë për shpallje vendimi. Gjyqtari ka pyetur Ragipin se kush është dhe i ka kërkuar të dorëzojë kartën ID. Ka ndërhyrë djali i Ragipit, por gjyqtari i ka thënë se ishte dëgjues dhe zotëria (Ragipi) mund të fliste vetë. Direkt pas kësaj gjyqtari ka shpallur vendimin ku është shprehur lënien në fuqi te vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ka cituar dhe afatet e rekursit në Gjykatën e Lartë dhe më pas seancën e ka deklaruar të mbyllur. Në këtë moment Ragip Kurtaj me djalin e tij kanë dalë të parët jashtë sallës. Në këtë moment gjyqtari është ngritur dhe është kthyer në krahun e tij të djathtë për të shkuar drejt dhomës së këshillimit, ndërkohë mesa mbante mend shtetasi Gjon Shkambi ka qenë tek dera duke dalë, dhe person që ka qenë me Gjonin, shtetasi Elvis Shkambi, është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe ka gjuajtur me pistoletë. Ajo është ngritur në këmbë dhe ka vendosur duart në kraharor. Ky person është kthyer nga ajo ku është shprehur se nuk ka gjë me të, dhe është kthyer nga gjyqtari dhe ka gjuajtur përsëri ndaj tij. Pasi ka gjuajtur herën e dytë ndaj gjyqtarit ajo është ulur poshtë tavolinës ka dëgjuar gjyqtarin, i cili rënkonte, ku po në ato momente ka dëgjuar se është afruar një nëpunës i gjykatës, i cili ka funksionin roje salle, por jo i sallës së tyre, Bledar Panariti dhe ka pyetur “çfarë ka ndodhur”. Ajo është ngritur në këmbë dhe ka thënë se kanë vrarë gjyqtarin dhe ka parë gjyqtarin të shtrirë. Ka dalë në korridor ka bërtitur "njoftoni ambulance", ndërkohë i është afruar një punonjëse gjykatës dhe bashkë janë futur tek dhoma e këshillimit. Kjo punonjëse ka shkuar ka marrë një peshqir dhe ka ardhur përsëri ku me atë peshqir i kanë shtypur plagën që kishte gjyqtari në pjesën e ijës së majtë. Mban mend se gjyqtari ka qenë i shtrirë, gjysma e poshtme e trupit në sallën gjyqësore, gjysma e sipërme në dhomën e këshillimit. Pasi ka parë gjyqtarin ai nuk kishte asnjë reagim.

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme