Kronika 2 April 2026, 19:06 Nga VNA

Gjykata tërhiqet për vendim lidhur me pasuritë e Jamarbër Malltezit

Ndaje në Whatsapp

Gjykata tërhiqet për vendim lidhur me pasuritë e Jamarbër

Pasi dëgjoi qëndrimin e SPAK për mospranimin e kërkesës së të pandehurit Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros së pasurive të tij, gjykata u tërhoq për të marrë një vendim.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë u njoh të enjten më 2 prill me qëndrimin e SPAK kundrejt kërkesës së Jamarbër Malltezit për lirimin nga sekuestroja të pasurive të tij. Malltezi po përballet me një proces gjyqësor për akuzën e korrupsionit lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv, “Partizani”, akuzë të cilën ai e kundërshton.

Prokurorja Enkeleda Millonai parashtroi se gjykata mund të shprehet lidhur me këtë kërkesë për heqjen e sekuestros së provave, vetëm në vendimin përfundimtar për çështjen. Millonai konstatoi se sekuestrimi është masë sigurimi dhe shtoi se një apartament vijon të shfrytëzohet nga vetë Malltezi dhe Berisha dhe nuk u ka sjellë dëm. Sipas Millonait, i pandehuri Malltezi zotëron prona të tjera dhe se nuk ka sjellë prova që të vërtetojë se i mungon aftësia paguese. Në përfundim, prokurorja kërkoi rrëzimin e kërkesës për heqjen e sekuestros.

Malltezi dhe mbrojtësit e tij theksuan në anën tjetër se tejzgjatja e sekuestrimit të pasurive sjell impakt në situatën financiare dhe familjare. Malltezi konstatoi se kanë depozituar ekstrakt të llogarive bankare, prej nga rezulton se janë në zero lekë. Ai kërkoi pranimin e kërkesës për heqjen e sekuestrove, ndërsa prokurorja Millonai vërejti se gjendja e llogarisë bankare nuk tregon aftësinë paguese.

Gjykata u tërhoq për marrjen e vendimit që tha se do ta shpallë në seancën e ardhshme më datë 7 prill, në orën 15:00.

Berisha dhe Malltezi akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv. Sipas prokurorisë, Jamarbër Malltezi ka përfituar të ardhura mbi 5 milionë euro nga një biznes ndërtimi, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Në të njëjtën çështje, SPAK akuzon për korrupsion aktiv biznesmenin e ndërtimit, Fatmir Bektashi, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohen për pastrim parash. Si të pandehur në këtë çështje për akuzën e pastrimit të parave janë edhe shoqëritë Studio Pustina sh.p.k., Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.

Me kërkesë të SPAK janë sekuestruar 25 pasuri, mes të cilave shumat monetare në gjashtë llogari bankare, tetë apartamente, dy bodrume, katër njësi, si dhe kuotat që zotëron në disa shoqëri./BIRN/

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme