Kronika 17 April 2026, 13:12 Nga VNA

Gjykata liron 4 të dyshuarit për zjarrin në pallatin 12-katësh në Tiranë, caktohet “detyrim paraqitje”

Ndaje në Whatsapp
Gjykata liron 4 të dyshuarit për zjarrin në pallatin

Gjykata e Tiranës liron nga qelia katër të dyshuarit, si përgjegjës për zjarrin tek pallati 12-katësh i ndërtuar nga kompania “Arlis Ndërtim” e biznesmenit Armand Lilo, që është shpallur në kërkim. Për të dyshuarit Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Zjarri në pallatin 12-katësh pranë Farmacisë 10 nisi në katin e parë në një market dhe u përhap, duke shkrumbuar të gjithë godinën. Prokuroria po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. Për fat të mirë nuk pati viktima në ngjarje, por dëmet materiale përllogariten në shifra të larta.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme