Kronika 5 September 2025, 13:36 Nga VNA

Gjykata lë në burg italianen që aksidentoi për vdekje dy persona në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Gjykata lë në burg italianen që aksidentoi për vdekje dy

Gjykata e shkallës së parë Vlorë, ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në burg” për shoferen italiane Angela Panzillo. Gjyqtari i çështjes Fjoralb Behari ka vendosur që e reja të qëndrojë në burg dhe ndaj saj ështëakuza për “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Pak ditë më parë 28-vjeçarja shkaktoi aksidentin në autostradën Vlorë- Fier, ku humbën jetën dy persona. Nga përplasja e fortë e automjeteve, në vendin e ngjarjes humbi jetën drejtuesi i kamionçinës 63-vjeçari Ferdinant Hasani. Ndërsa në spital humbi jetën në spital edhe pasagjeri, 47-vjeçari Artan Muho.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme