Kronika 3 November 2025, 14:00 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Erion Veliajt dhe zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Erion Veliajt dhe zgjedhjet

Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë ditën e sotme vendimin lidhur me kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Burime pranë Gjykatës bëjnë me dije se gjyqtarët janë në mbledhje duke diskutuar lidhur me çështjen.

Veliaj kundërshton në Kushtetuese vendimin e shkarkimit dhe, përgjatë një seance maratonë, paraqiti argumentet pse e konsideron të padrejtë vendimin e këshillit bashkiak.

Këshilli i Ministrisë dhe Presidenca kërkuan që Kushtetuesja ta rrëzojë kërkesën, pasi e konsiderojnë çështje administrative.

Vendimmarrja e Kushtetueses lidhur me kërkesën e tij përcakton fatin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit 2025 dhe po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për 13 akuza penale, 9 prej të cilave për korrupsion.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme