Kronika 29 July 2025, 18:50 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese i vë kufirin SPAK për sekuestrimin e telefonit të vartëses së Klodian Allajbeut

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese i vë kufirin SPAK për sekuestrimin e telefonit

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerajt, ish-bashkëpunëtore e afërt e biznesmenit Klodian Allajbeu, duke konstatuar shkelje të të drejtave kushtetuese në veprimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Në vendimin e saj, Gjykata ka vlerësuar se sekuestrimi i celularit të Ymerajt, kryer në kuadër të hetimeve për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ka cenuar lirinë dhe fshehtësinë e korrespondencës, si dhe të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjykata ka konstatuar se edhe vete ligji procedural paraqet probleme ne vetvete.

Megjithatë, Gjykata ka lejuar mbajtjen nën sekuestro të atyre kopjeve të të dhënave që lidhen drejtpërdrejt me hetimin penal, duke kerkuar qe ato t’i nënshtrohen kontrollit të mëtejshëm gjyqësor.

Per kete arsye, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar gjithashtu SPAK-un që, brenda një afati 3-mujor, të marrë masat e nevojshme për të rivendosur ligjshmërinë procedurale në lidhje me këtë çështje, duke respektuar të drejtat e individit të mbrojtura nga Kushtetuta.

SPAK duhet të marrë më seriozisht të drejtat e njeriut dhe çdo veprim i tij duhet të jetë në përputhje me praktikat ndërkombëtare në hetimet që zhvillon. Në të kundërt, çdo shmangie nga këto standarde i zbeh vlerën dhe besueshmërinë hetimeve të tyre. E vërteta është se asnjërës palë, as PS dhe as PD nuk i interesojnë realisht të drejtat e njeriut; ato përdoren thjesht si instrument, kur u leverdis. Fatkeqësisht.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme