Kronika 9 December 2025, 14:32 Nga VNA

Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg vrasësin 16 vjeçar të Martin Canit

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg vrasësin 16 vjeçar

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg të miturin Mario Përlleshaj për vrasjen e 15-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e mikut të tij, Luis Mecaj. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burg për autorin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e shkollës “Fan Noli”, ku të miturit u konfliktuan mes tyre, pa u informuar familjet për përplasjet që po ndodhnin. Sherri mes të rinjve degradoi në përdorimin e thikës.

Si pasojë e sulmit, Martin Cani mbeti i vrarë, ndërsa Luis Mecaj u plagos dhe u transportua për ndihmë mjekësore. Pas hetimeve, Prokuroria ngriti akuzën për vrasje dhe plagosje të rëndë ndaj të miturit, duke kërkuar një dënim maksimal, por gjykata vendosi një masë më të ulët se kërkesa e organit të akuzës.

Ngjarja tronditi opinionin publik dhe ngriti shqetësime të forta për dhunën mes të miturve dhe sigurinë në ambientet shkollore.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme