Kronika 14 February 2026, 12:27 Nga VNA

Gjykata e Tiranës cakton “detyrim paraqitje” për 14 të miturit që u arrestuan në protestën e PD

Ndaje në Whatsapp

Gjykata e Tiranës cakton “detyrim paraqitje” për 14

Gjykata e Tiranës caktoi masës e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj 14 personave që u arrestuan pas protestës kombëtare të datës 10 shkurt. Ata dyshoheshin për akuzën e goditjes për shkak të detyrës për shkak se gjatë protestës prokuroria thotë se hodhën molotovë dhe sende të forta ndaj godinës së kryeministrisë dhe parlamentit si dhe goditën punonjësit e policisë.

Më 10 shkurt përpara godinës së kryeministrisë në orën 17:00 janë grumbulluar protestuesit pasi opozita kishte thirrur protestë kombëtare. Gjatë zhvillimit të protestës disa nga protestuesitkanë hedhur në drejtim të godinës së kryeministrisë flakadanë, molotovë dhe sende të tjera të forta. “Policia iu ka bërë thrrje me megafon pjesëmarrësve në protestë të ndalonin aktet e dhunës”, thuhet në dosje.

Turma e protetuesve është zhvendosur drejt godinës së parlamentit, ku disa prej tyre kanë tentuar të cajnë kordonin e policisë si dhe kanë hedhur molotovë dhe sende në drejtm të godinës së Parlamentit.

Sipas prokurorisë, disa oficerë policie kanë bërë kallëzim penal dhe kanë deklaruar se për shkak të rrëmujës nuk kanë arritur ti shohin në fytyrë personat që janë hedhur në drejtim të kryeministrisë molotovë apo sende të tjera të forta. Ata pretendojnë se janë tyre ëhstë ushtruar dhunë prej disa personave dhe ata kanë marrë dëmtime trupore dhe do ti nënshtrohet ekspertimit mjekësorë si dhe kanë patur probleme me frymëmarrjen.

Të gjithë të arrestuarit janë pyetur në lidhje me ngjarjen dhe kanë pranuar të kenë qenë pjesë e protestës, por jo të kenë hedhur në drejtim të Kryeministrisë flakadanë, molotovë dhe sende të forta apo të kenë goditur punonjësit e policisë.

Protesuesit ndaj të cilëve gjykata caktoi masën e “detyrimit për paraqitje”:

Kreshnik Çeço

Klodian Bajrami

Leonid Tusha

Klejdi Subashi

Ramazan Nuhu

Geraldo Demiraj

Danjel Kulla

Arbri Ujkaj

Suzana Dimushi

Xhersi Velçanaku

Florian Nuhu

Andrea Kulla

Artur Kadria

Fabiol Ahmet

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme