Kronika 27 November 2025, 16:52 Nga VNA

Gjykata e Shkodrës lë në burg Julian Cumrraku dhe Erzen Uka, të arrestuar për ekstremizëm

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Shkodrës lë në burg Julian Cumrraku dhe Erzen Uka,

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Julian Cumrrakun dhe Erzen Ukën, të arrestuar më 24 nëntor nga forcat RENEA në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, nën dyshimin e pjesëmarrjes në organizata terroriste dhe prodhimit të armëve luftarake.

Gjatë operacionit policor dhe kontrollit të banesës, autoritetet sekuestruan 4 armë zjarri automatike, një armë pistoletë, 17 granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike, fitil zjarrpërcjellës, dy gëzhoja si dhe një flamur të Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), të vendosur në mur midis armëve të gjetura.

Gjatë seancës në gjykatë, avokati i Erzen Ukës, Roland Islami, deklaroi se ka kërkuar shpalljen e arrestimit si të paligjshëm, duke argumentuar se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me armët e sekuestruara. Sipas tij dhe deklarimeve të Ukës, ai ndodhej në banesë vetëm sepse ishte thirrur nga shoku i tij, Julian Cumrraku.

Erzen Uka, 35 vjeç, me origjinë nga Gjormi i Kurbinit, rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”. Ndërsa Julian Cumrraku, 34 vjeç, lindur në Pukë, ka precedentë penal për “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

Të dy të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale të rënda, përfshirë:

“Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”,

“Prodhimi i armëve luftarake”,
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”,
“Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa të dy të dyshuarit do të mbeten në burg në pritje të zhvillimeve të mëtejshme procedurale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme