Kronika 14 February 2026, 14:02 Nga VNA

Gjykata e Romës vendos dëmshpërblim 700 euro për emigrantin që u transferua nga Italia në kampin e Gjadrit

Ndaje në Whatsapp

Gjykata e Romës vendos dëmshpërblim 700 euro për emigrantin

Gjykata e Romës ka vendosur një dëmshpërblim prej 700 eurosh për një emigrant i cili qëndroi 1 muaj në kampin e Gjadrit, pas marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët e paligjshëm. Vendimi i datës 10 shkurt, i firmosur nga gjyqtari Corrado Bile i Gjykatës së Romës, është i pari që dënon Ministrinë e Brendshme për transferimin e emigrantëve nga një CPR italian, qendër për mbajtjen e emigrantëve, drejt kampit në Shqipëri. Ai përbën një precedent dhe pritet të hapë një front të ri përplasjeje me qeverinë italiane, në mes të fushatës për referendumin mbi drejtësinë.

Sipas gjyqtarëve të Gjykatës së Romës, transferimi i emigrantit në Shqipëri ka “ndikuar drejtpërdrejt në të drejtat themelore të mbrojtura nga konventat ndërkombëtare dhe nga Kushtetuta”.

Ja faktet. Më 10 prill të vitit të kaluar, emigranti në fjalë, një 50-vjeçar algjerian, i mbajtur në atë kohë në CPR-në e Gradisca d’Isonzo, transferohet papritur drejt Gjadrit. Atij i komunikohet se destinacioni i tij është CPR-ja e Brindisit, por në fakt (me duart e lidhura me pranga plastike gjatë gjithë udhëtimit) dërgohet në Shqipëri. Këtë gjë ia bëjnë të ditur vetëm 48 orë pas mbërritjes së tij.

Emigranti, i cili jeton në Itali prej 19 vitesh, ka një partnere me shtetësi italiane dhe dy fëmijë të mitur. Përveç të tjerash, ai e kishte të pamundur të takonte familjen e tij që jeton në veri të Italisë. Si shumë të tjerë, në Gjadër ai paraqet një kërkesë për azil. Avokati i tij, Gennaro Santoro, paraqet ankim dhe më 9 maj gjyqtarët, siç parashikon ligji gjatë periudhës së shqyrtimit të kërkesës për azil, urdhërojnë lirimin e tij.

Prej këtej lindi edhe kërkesa për dëmshpërblim për dëmin jopasuror të pësuar, tashmë për herë të parë e njohur nga Gjykata e Romës./La Repubblica

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme