Kronika 14 November 2025, 15:46 Nga VNA

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD,
Arjan Ndoja

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë për pastrim parash e fshehjes pasurie deputetin e PD-së Arjan Ndoj. Gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi çështjen lidhur me pushimin e hetimeve në procedimin nr. 1804 të vitit 2023, e cila ishte dërguar për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë Tiranë, konstatoi se kërkesa për pushimin e hetimeve ishte e pavlefshme. Ai vendosi që SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet për deputetin.

Gjykata vlerësoi se statusi i subjektit të hetuar kishte ndryshuar gjatë procesit, dhe për këtë arsye kompetenca për hetimin i takon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Arjan Ndoja kur ishte prokuror në Durrës i mbijetoi një atentati te mbikalimi i Shkozetit ku iu vra shoferi Andi Maloku ndërsa u plagos vetë dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi.

Aktet u kthyen në SPAK me kërkesë për hetimin e dy veprave penale: “pastrim parash” dhe “fshehje apo mosdeklarim pasurie”.

NJOFTIMI i GJKKO: 

1. Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me datë 25.09.2025 eshtë regjistruar kerkesa me nr. 146 regj.them., derguar për kompetencë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë,
me kerkues Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të
Pergjithshëm Tiranë, me objekt: "Pushimin e procedimit penal nr. 1804 të vitit 2023 regjistruar per veprat penale "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive te personave të zgjedhur dhe nenpunësve publikë ose i çdo personi tjeter që ka
detyrim ligjor per deklarim" t parashikuar perkatesisht nga nenet 287 dhe 257/a të
K.Penal".

2. Në perfundim të giykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup giykues të perberë nga giyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
75/a, 128/a pika 1, gërma "b", 131, 329/b/3 dhe 329/3/b të K.Pr.Penale, me vendimin nr.
146, datë 14.11.2025, vendosi:

1. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës
së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë, datë 25.07.2024, me
objekt: "Pushimin e procedimit penal nr. 1804 të vitit 2023 regjistruar per veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale",
"Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive te personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjeter që ka
detyrim ligjor per deklarim" të parashikuar perkatësisht nga nenet 287 dhe 257/a tế K.Penal".

2. Kthimin e akteve qe i perkasin procedimit penal nr. 1804 te vitit 2023 te Prokurorisë pranë Gjykates së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm
Tiranë, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit ё Organizuar për te vazhduar hetimet si prokuroria qě ka kompetencen lendore.

3. Kundër këtij vendimi mund të bühet ankim në Gjykaten e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesembedhjete) diteve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të ketij vendimi.

Tiranë, më date 14.11.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme