Kronika 24 October 2025, 12:11 Nga VNA

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për lirimin nga burgu

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-ministrit Lefter
Lefter Koka

Siç edhe paralajmëroi VNA në datë 15 tetor, GJKKO ka refuzuar kërkesën e Lefter Koka për të shuar masën e sigurisë, duke e lënë kështu në burg ish-ministrin e Mjedisit.

 

Vendimi u mor nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës. Ish-ministri kërkonte shuarje mase sigurie për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar të paraburgimit lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.

Në korrik 2025, Gjykata e Durrësit kishte vendosur të pranonte kërkesën e Kokës për lirimin me kusht. Ai ishte dënuar për inceneratorin e Elbasanit me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Sipas vendimit të gjykatës për pjesën e mbetur të dënimit, Koka urdhërohej të mbante kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhej të kryente vepra të tjera penale. Por Koka nuk u lirua për shkak se ka masa të tjera sigurie arrest në burg.

Njoftimi

Kërkuesi Lefter Koka me datë 13.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për Lefter Koka”, baza ligjore nenet 263/3 dhe 250 të K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin nr. 656, datë 24.10.2025, vendosi: Rrëzimin e kërkesës. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit Lefter Koka.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme