Kronika 1 August 2025, 10:16 Nga VNA

Gjykata e Posaçme liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun e

Gjykata e Posaçme liroi nga masa e arrestit në shtëpi kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja. Ndaj tyre u caktua masa e detyrimit për paraqitje një herë në muaj, për shkak se kishte përfunduar afati 6-mujor i paraburgimit.

Byberi e Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre dhe prerje të paligjshme të pyjeve.

Në një seancë më herët, gjykata i la detyrë prokurorit të marrë në pyetje ekspertët, të cilët kanë përcaktuar dëmin e shkaktuar nga hapja e një rruge me Bashkinë Tropojë, nga e cila janë dëmtuar pyjet.

Njoftimi

1. Kërkuesi Abedin Kerrnaja me datë 31.07.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën

me objekt: “Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për të

pandehurin Abedin Kerrnaja, të caktuar me vendimin nr.112, datë 06.09.2024, të dhënë

nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të pandehurit Abedin Kerrnaja”. Kërkuesi

Rexhë Byberi me datë 31.07.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit”. Në seancën gjyqësore të datës 01.08.2025

gjykata disponoi me bashkimin e kërkesave penale, të sipërcituara, në një të vetme.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në

nenet 112, 228, 229, 234, 237/4, 230, 249, 250, pika 1, 261, pika 3, 262, 263, pika 1,

gërma “b” , 266/1 dhe 466 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 534, datë 01.08.2025, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Abedin KERRNAJA, me objekt

“Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për të

pandehurin Abedin Kerrnaja, të caktuar me vendimin nr.112, datë 06.09.2024, të

dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të pandehurit Abedin

Kerrnaja”.

2. Humbjen e fuqisë së masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi”,

parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Abedin

KERRNAJA, caktuar me vendimin Nr.112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar

me vendimin Nr.116, datë 12.09.2024, të po kësaj gjykate.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “detyrimi për tu paraqitur në

policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën

hetim Abedin KERRNAJA, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi

i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

4. Urdhërohet shtetasi nën hetim Abedin KERRNAJA, të paraqitet të Hënën e parë

të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit të policisë gjyqësore A.N, pranë Prokurorisë

së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

5. Pranimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Rexhë BYBERI, me objekt

“Kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit”.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al6. Humbjen e fuqisë së masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi”,

parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Rexhë BYBERI,

caktuar me vendimin Nr.112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të

Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me

vendimin Nr.116, datë 12.09.2024, të po kësaj gjykate.

7. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “detyrimi për tu paraqitur në

policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën

hetim Rexhë BYBERI, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i

detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

8. 9. Urdhërohet shtetasi nën hetim Rexhë BYBERI, të paraqitet të Hënën e parë të

çdo muaji, ora 11:00 para oficerit të policisë gjyqësore A.N, pranë Prokurorisë së

Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,

të ekzekutojë vendimin e gjykatës, nëpërmjet shërbimeve të policisë gjyqësore në

Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda pesë ditëve në

Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme