Kronika 19 Nëntor 2025, 09:21 Nga VNA

Gjykata e Posaçme jep vendimin për disa nga të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme jep vendimin për disa nga të pandehurit e

Gjykata e Posaçme njoftim zyrtar për vendimin për disa prej të pandehurve të dosjes Metamorfoza.

Njoftimi

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 9, të vitit 2023”, të pandehur Behar Brajoviq, Edmond Preka, Astmer Bilali, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, me vendimin nr. 73, datë 18.11.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 80, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

1.1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 80, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

1.2-Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq per kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi 1, 28 pika 4, dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

1.3-Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1, të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

1.4-Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

1.5-Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Behar Brajoviq dënohet me një dënim të vetëm, me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

1.6-Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Behar Brajoviq i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

1.7-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Behar Brajoviq fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Preka, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

2.1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Preka për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi 1, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2.2-Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Preka, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2, të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

2.3-Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Edmond Preka dënohet me një dënim të vetëm, me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.4-Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Edmond Preka i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, dhe përfundimisht dënohet me7(shtatë) vjet burgim.

2.5-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Edmond Preka fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astmer Bilali, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasve D.D, G.T dhe I.L, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80, 28 pika 4 dhe 334 pika1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

3.1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astmer Bilali, për kryerjen e veprës penale

“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

3.2-Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Astmer Bilali dënohet me një dënim të vetëm, me 8(tetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

3.3-Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Astmer Bilali i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, dhe përfundimisht dënohet me 5(pesë) vjet e 8(tetë) muaj burgim.

3.4-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Astmer Bilali fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevahir Lita, për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nenit 295/a paragrafi 3, të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

4.1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevahir Lita, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë tëdrejtësisë”, (në lidhje me faktin që lidhet me procedimin e dërguar për kompetencë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, ndaj shtetasit Behar Brajoviq etj), parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penaldhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

4.2-Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevahir Lita, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë tëdrejtësisë”, (në lidhje me faktin penal që lidhet me procedimin penal nr.193/2021 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër), parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

4.3-Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Xhevahir Lita dënohet me një dënim të vetëm, me 5 (pesë) vjet burgim.

4.4 -Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xhevahir Lita i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, dhe përfundimisht dënohet me 3(tre) vjet e 4(katër) muaj burgim.

4.5- Shuarjen e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Xhevahir Lita me vendimin nr.94, datë 23.007.2023 të Gjykatës sëPosaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4.6-Urdhërohet lirimi i të pandehurit Xhevahir Lita nga ambientet e paraburgimit,nëse nuk mbahet në to në zbatim të ndonjë vendimi tjetër penal, për shkak se pjesa e vuajtur është më e madhe dënimi i caktuar.

5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Oltian Bistri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal, bazuar në nenin 338 pika 1 shkronja “b”, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

5.1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltian Bistri, për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a paragrafi 2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

5.2-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Oltian Bistri, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1 shkronja “b” të Kodit Penal, bazuar në nenin 338 pika 1 shkronja “b”, pasi fakti nuk provohet se ekziston.

5.3-Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Oltian Bistri i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, dhe përfundimisht dënohet me 2(dy) vjet burgim.

5.4- Shuarjen e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Oltian Bistri me vendimin nr.94, dateë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

5.5- Urdhërohet lirimi i të pandehurit Oltian Bistri nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet në to në zbatim të ndonjë vendimi tjetër penal, për shkak se pjesa e vuajtur është më e madhe dënimi i caktuar.

6. Në lidhje me provat materiale, bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata disponon si më poshtë:

-Provat materiale sekuestruar të pandehurve Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq,

Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, të mbeten pjesë e procedimit penal/çështjes penale të ndarë.

-Për të pandehurin Astmer Bilali, bazuar në nenin 190 të kodit të Procedurës

Penale provat materiale si më poshtë: DVR e markës HIKVISION model DS-

2708HUHI-K1 me numër serial ****; DVR e markës HIKVISION model DS-

7208HUHI-M1/S/A me numër serial ****; Ipad-Iphone model A2602 me numër

serial ****; Dy baza karikimi për radio model CH5 të markës BOAFENG; Paruke

në dukje ngjyrë rozë; Kamera kurth me ngjyrë në dukje kamuflazh në pjesën e

përparme dhe pjesa e pasme në dukje ngjyrë e zezë e cila ka një kartë memorie të

markës Advance Media 32GB ku në pjesën e pasme ka të shënuar ****

, të

konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit

-Për të pandehurin Xhevahir Lita, bazuar në nenin 190 të kodit të Procedurës

Penale, provat materiale si më poshtë: Pistoletë Glock me Nr Serie ****; krëhër

Rezerve; kuti Plastike Vegla Pastrimi; fishek 9x19mm 59 copë; autorizim për mbajtje

arme zjarri; dhe 1 telefon i markës Iphone 14 Pro Max me Nr. IMei ****

, të

konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

-Për të pandehurin Oltian Bistri , bazuar në nenin 190 të kodit të Procedurës Penale

provat materiale si më poshtë: Një USB ngjyrë të zezë me numër serie ****; një kuti

për aparat telefonik Iphone me numër IMEI ****; Një iphone me ngjyrë të zezë në

gjendje të ndezur i cili ka të vendosur një kartë SIM me numër serial ****; Një iphone

me ngjyrë violë në gjendje të fikur brenda së cilës ka një kartë SIM me Nr.****

, ti

kthehen të pandehurit.

-Rrëzimin e kërkesës për konfiskimin e pasurive: 230,000 euro; 200,000 euro;

50,300 euro, 320,000 euro dhe 200,000 euro, në total 1,000,300 (një milion e treqind

euro), shuma të cilat janë depozituar në AAPSK; Sipërfaqe ndërtimore e llojit

apartamenti ndodhur në katin e ****, shkalla ****, me sipërfaqe totale 400m2, e

fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr.**** KOl ****, datë 09.03.2019 e porositur 

nga shtetasi D.I.B; Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament i ndodhur në katin e

****, shkalla ****, me sipërfaqe totale 400m2 e fituar me kontratën e sipërmarrjes

Nr. **** Rep , NR.**** Kol datë 09.03.2019, e porositur nga shtetasi E.D.B;

Sipërfaqe ndërtimore e llojit njësi dyqan, me sipërfaqe totale 125 m2, e fituar me

kontratën e sipërmarrjes Nr.**** Rep , Nr.**** Kol, datë 11.07.2017, e porositur

nga shtetasi E.D.B; Sipërfaqe ndërtimore e llojit njësi dyqan, me sipërfaqe 95 m2, e

fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr.**** Rep, Nr.**** Kol datë 11.07.2017, e

porositur nga shtetasja N.T.B; Sipërfaqe Ndërtimore e llojit apartament i ndodhur

në katin e **** me sipërfaqe totale 110.6 m2 e fituar me kontratën e sipërmarrjes

Nr.**** Rep , Nr.**** Kol, datë 25.02.2019, e porositur nga shtetasi Oltian D.

Bistri, si të pabazuar në ligj e prova.

7. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës

paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, u

ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi dhe bashkëpandehurve të tjerë, të këtij

procedimi penal, ne mënyrë solidare.

Video

Greqia prej disa ditësh po përballet me një situatë të rënduar atmosferike, e shoqëruar me stuhi dhe reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar përmbytje të gjera në disa zona të vendit. Për shkak të nivelit të lartë të ujërave, qindra banorë janë detyruar të evakuohen, ndërsa shumë banesa dhe biznese ndodhen nën ujë. Situata është më problematike në Farsalë, ku lumi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar zonat e banuara, çka ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë menjëherë.

Rama është modest. Ai është “bujari” i vërtetë. Se i ka dhënë tokën e pronarëve Arbër Hajdarit për 1 euro

Gjatë vizitës së tij në Pekin, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u prit me entuziazëm nga qytetarët kinezë. Një moment që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut ishte kur Macron vrapoi për t’i përshëndetur ata personalisht, duke treguar afërsinë dhe respektin ndaj njerëzve që e pritën. Ky episod simbolik thekson lidhjet gjithnjë e më të forta mes Francës dhe Kinës, si dhe përpjekjet e të dyja vendeve për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

Ceremonia e shortit të Kampionatit Botëror përfundoi me një moment të pazakontë, ku presidenti amerikan Donald Trump u pa duke vallëzuar këngën ikonike YMCA, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pjesëmarrësve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme