Kronika 30 September 2025, 09:52 Nga VNA

Gjykata e Lartë zgjedh Asim Vokshin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë zgjedh Asim Vokshin si anëtar të Gjykatës

Gjykata e Lartë emëroi Asim Vokshin anëtar të Gjykatës Kushtetuese duke plotësuar kështu vakancën e Holta Zaçaj. Naureda Llagami rezultoi më e votuara nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, por duke qenë se nuk arriti kuorumin atëherë automatikisht u zgjodh Vokshi që ishte renditur i pari në listë.

Njoftimi i plotë

 

Në ambientet e Gjykatës së Lartë, u zhvillua Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të kësaj gjykate, me qëllim zhvillimin e procedurës së votimit për zgjedhjen e njëanëtari të Gjykatës Kushtetuese.

Procesi u zhvillua në përputhje me parashikimete Kushtetutës, ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhefunksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, sidhe Rregullores së miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të votimit, komisioni pasi verifikoi vlefshmërinëdhe numrin total të votave për secilin kandidat, konstatoi se:

z. Asim Vokshi – 6 vota

zj. Naureda Llagami – 8 vota

z. Florian Ballhysa – 0 vota

Komisioni kontatoi gjithashtu edhe një fletë votimi tëpavlefshme.

Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitueskandidati që merr 3/5  e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin ngaKëshilli i Emërimeve në Drejtësi.  Në këto kushte, z. Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi për zgjedhjen e z. Vokshi i komunikohet menjëherëKryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit tëGjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme