Kronika 9 April 2026, 09:51 Nga VNA

Gjykata e Lartë vendos: njësimi i praktikës për masat e sigurisë i hapur, rasti konkret me dyer të mbyllura

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë vendos: njësimi i praktikës për masat e

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë po shqyrtojnë sot një çështje të rëndësishme që lidhet me ndryshimin e praktikës për caktimin e masave të sigurisë. Nisma është ndërmarrë nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, pas vënies në lëvizje nga një shtetas i akuzuar për çështje droge.

Lëvizja është shoqëruar me kritika dhe dyshime, pasi është ngritur shqetësimi se një ndryshim i praktikës mund të ndikojë në mënyrën se si caktohen masat e sigurisë dhe potencialisht të sjellë lirimin e zyrtarëve të lartë të akuzuar nga SPAK për korrupsion, mes tyre edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë seancës, prokurori Arqile Kocca u shpreh se çështja e sotme përfshin dy elemente kryesore: njësimin e praktikës gjyqësore dhe shqyrtimin e çështjes konkrete.

“Çështja e sotme mbart problematika që lidhen me dy pikat kryesore: së pari me njësimin e praktikës dhe së dyti me çështjen konkrete. Ne kërkojmë që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të problematikave që ka çështja. Përsa i përket njësimit të praktikës, ajo mund të jetë e hapur aq sa lejohet, por për çështjen konkrete të mos jenë të pranishme mediat”, tha Kocca.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe avokati Luan Hasneziri, i cili deklaroi se është dakord që diskutimi për çështjen konkrete të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pas diskutimeve, Kolegjet e Bashkuara vendosën që seanca gjyqësore të zhvillohet në dy faza. Faza e parë do të lidhet me njësimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurisë dhe do të zhvillohet në mënyrë të hapur. Ndërsa pjesa e dytë, ku do të trajtohet rasti konkret që ka sjellë këtë çështje në Gjykatën e Lartë, do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Vendimi që pritet nga Kolegjet e Bashkuara për njësimin e praktikës mund të ketë ndikim të gjerë në mënyrën se si do të aplikohen masat e sigurisë në sistemin e drejtësisë në të ardhmen.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme