Kronika 10 October 2025, 11:11 Nga VNA

Gjykata e Lartë shtyn në 16 Tetor rekursin e Ilir Metës për masën “Arrest në Burg”

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë shtyn në 16 Tetor rekursin e Ilir Metës për

Gjykata e Lartë shtyu për në datën 16 tetor shqyrtimin e rekursit të ish-presidentit Ilir Meta, kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Çështja ishte caktuar për t’u zhvilluar ditën e djeshme me 9 nëntor në dhomë këshillimi, por u shty për shkak se gjyqtarët nga gjithë Shqipëria morën pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve që u thirr pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ish-presidenti Ilir Meta mbahet në paraburgim prej 21 tetorit të 2024. Ai thotë se nuk ka më arsye që të mbahet në paraburgim, pasi SPAK i ka përfunduar hetimet dhe nuk ka rrezik që të prishë provat apo të frikësojë dëshmitarët. SPAK e ka marrë të pandehur Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Të pandehur janë edhe Fatime Kryemadhi ish-vjehrra e Metës, Ema Çoku dhe Piro Xhixho.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme