Kronika 20 October 2025, 15:58 Nga VNA

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet për vrasjen e Regis

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për dënimin me burgim të përjetshëm të Xhulian Hoxhës dhe 16 vite burg për Euglen Halilin, në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Të dënuarit kishin paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm më 8 prill 2024. Megjithatë, shkalla e tretë e gjyqësorit vendosi të rrëzojë kërkesën e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke vulosur kështu dënimin përfundimtar të dy të pandehurve.

Ngjarja për të cilën ata u dënuan ndodhi në korrik të vitit 2020 në Elbasan, ku Emiljano Ramazani u vra më 20 korrik 2020, ndërsa Regis Runaj u gjet i vrarë me thikë më 29 korrik të po atij viti, në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë varrezave të qytetit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë shënon mbylljen përfundimtare të procesit gjyqësor, duke konfirmuar dënimet e rënda për autorët e ngjarjeve që tronditën Elbasanin në verën e vitit 2020.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme