Kronika 31 March 2026, 18:48 Nga VNA

Atentati te mbikalimi i Shkozetit/ Gjykata e Lartë vulos dënimin përjetë për Redian Rrajën, nipin e ish-deputetit socialist

Ndaje në Whatsapp
Atentati te mbikalimi i Shkozetit/ Gjykata e Lartë vulos dënimin

Gjykata e Lartë vulos dënimin me burgim të përjetshëm për  Redian Rrajën. Ai është gjetur fajtor për vrasjen e Andi Malokut dhe plagosjen e ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ në atë që njihet si atentati te mbikalimi i Shkozetit.

Rraja ka qenë në rolin e ekzekutorit në atentatin mafioz.

Gjykata supreme la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn, bashkëpunëtor i Rrajës.

Rekursi i dy të akuzuarve u cilësua si i pabazuar dhe ndaj u la në fuqi vendimi i Apelit të Posaçëm.  Kreu i grupit që organizoi atentatin dyshohet të jetë Plarent Dervishaj, i cilin po gjykohet në një proces të ndarë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme