Kronika 22 August 2025, 14:51 Nga VNA

Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” Xhension Toromenin, autorin e vrasjes së Besmir Kumrias në Divjakë

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” Xhension

Ka përfunduar sot seanca gjyqësore për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj Xhension Toromenit, 25 vjeç, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, Besmir Kumria, 32 vjeç, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Kryekuq të Divjakës. Seanca u drejtua nga gjyqtarja Aurora Tushe, e cila vendosi masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”, duke e vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 25-vjeçarit. Prokuroria, e përfaqësuar nga prokurori Kristi Jorgji, paraqiti akuzat e rënda ndaj Toromenit për veprat penale “vrasja me paramendim” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në fshatin Kryekuq, ku pas një debati të çastit, Toromeni dyshohet se e goditi me thikë fqinjit të tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Burime bëjnë me dije se konflikti mes dy fqinjëve ka zanafillën rreth dy vite më parë, kur gjatë një debati për ujin e kanalit vaditës, viktima kishte qëlluar me shuplakë babain e Toromenit. Kjo ngjarje e mbetur e pazgjidhur dyshohet se ka çuar në aktin e rëndë kriminal.

Pas kryerjes së krimit, autori u largua nga vendngjarja, por u arrestua nga policia pak orë më vonë, gjatë arratisë. Në momentin e ndalimit, ai mësohet të ketë deklaruar para uniformave blu se veprimi i tij ishte i nxitur nga dëshira për hakmarrje ndaj fyerjes dhe dhunës së dikurshme ndaj babait të tij.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme