Kronika 1 Gusht 2025, 20:02 Nga VNA

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian vendosi të enjten se një shtet anëtar mund të shpallë një vend të tretë si “të sigurt” për origjinën e azilkërkuesve përmes një akti ligjor, por vetëm nëse ky akt i nënshtrohet një kontrolli gjyqësor të plotë dhe efektiv.

Vendimi u dha në lidhje me dy raste azili të shtetasve nga Bangladeshi, të cilët, pasi u shpëtuan nga autoritetet italiane në det, u dërguan në kampin e Gjadrit në Lezhë, në kuadër të protokollit Itali-Shqipëri.

Aty ata paraqitën kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare, të cilat u shqyrtuan sipas një procedure të përshpejtuar në kufi dhe u refuzuan nga autoritetet italiane, me arsyetimin se Bangladeshi ishte i listuar si vend i sigurt origjine. Sipas një akti legjislativ të miratuar në tetor 2024, Italia e ka klasifikuar Bangladeshin si të tillë.

Dy aplikuesit ankimuan vendimin në Gjykatën e Romës, e cila iu drejtua Luksemburgut për të sqaruar nëse ky klasifikim përmbush standardet e së drejtës së BE-së dhe nëse garantohet e drejta për shqyrtim efektiv gjyqësor.

Në vendimin e saj, Gjykata e BE thekson se, ndonëse ligji evropian nuk e ndalon një vend anëtar të bëjë një vlerësim të tillë përmes legjislacionit, ky vlerësim duhet të jetë i kontrollueshëm nga gjykatat, si për përmbajtjen materiale ashtu edhe për burimet mbi të cilat bazohet.

“Burimet e informacionit mbi të cilat mbështetet ky klasifikim duhet të jenë të aksesueshme për aplikuesin dhe për gjykatën ose autoritetin gjyqësor përkatës,” thuhet në vendim. “Vetëm në këtë mënyrë garantohet një shqyrtim gjyqësor i plotë dhe i drejtë.”

Gjykata kritikon mungesën e transparencës në ligjin italian të tetorit 2024, i cili nuk përcakton burimet që justifikojnë klasifikimin e një vendi si të sigurt. Kjo mungesë, sipas trupës gjyqësore, pengon si aplikuesit ashtu edhe gjykatat të sfidojnë në mënyrë të informuar vendimet e refuzimit të azilit.

Në këtë kontekst, gjykata thekson se një vend nuk mund të përfshihet në listën e “vendeve të sigurta” nëse nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për të gjithë shtetasit e tij, përfshirë kategori të caktuara që mund të jenë veçanërisht të rrezikuara.

Vendimi vjen në një kohë kur Italia dhe BE po përballen me kritika për planet për të trajtuar kërkesat për azil jashtë territorit të BE-së, përfshirë qendrat pritëse në Shqipëri. Megjithëse autoritetet italiane e kanë paraqitur këtë model si një mënyrë për të përshpejtuar procedurat dhe për të menaxhuar më mirë flukset migratore, organizatat për të drejtat e njeriut dhe ekspertët ligjorë kanë ngritur shqetësime mbi mungesën e garancive ligjore dhe gjyqësore në qendrat e strehimit jashtë BE-së.

Gjykata e BE-së kujton gjithashtu se, derisa të hyjë në fuqi rregullorja e re që zëvendëson direktivën 2013/32, shtetet anëtare janë të detyruara të respektojnë kriteret e përfshira në këtë direktivë për çdo vend që shpallet si “i sigurt”. Kjo përfshin verifikimin se vendi nuk ka shkelje të rënda sistematike të të drejtave të njeriut dhe ofron mbrojtje efektive për grupet vulnerabël.

Ky vendim pritet të ketë ndikim në praktikat e azilit të shteteve anëtare të BE-së dhe të vërë në pikëpyetje ligjshmërinë e disa klasifikimeve ekzistuese të vendeve si të sigurta, sidomos në kontekstin e bashkëpunimeve të reja me vende të treta për përpunimin e kërkesave për azil.

 

Video

Një helikopter tip Morane 29 u rrëzua në Liqenin Rosporden, në Francë, gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri të madh. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 19:00, kur mjeti ajror humbi kontrollin teksa po mbushte ujë nga liqeni. Pamjet tregojnë momentin dramatik kur helikopteri u përplas në ujë dhe u shpërbë, pasi piloti humbi kontrollin pas zhytjes së bishtit në liqen. Për fat të mirë, piloti dhe zjarrfikësi në bord arritën të shpëtojnë pa lëndime. Autoritetet franceze vlerësuan guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballimin e situatës.

? Përhapet zjarri në Akërni, nis ndërhyrja nga ajri Një vatër zjarri ka përfshirë pyllin me pisha pranë hidrovorit të fshatit Akërni që prej pasdites së sotme. Situata u përkeqësua dhe po punohet për ta vënë nën kontroll. ? Në operacion janë angazhuar 4 helikopterë nga Baza Ajrore e Kuçovës, së bashku me ekipet në terren. ? Forca Ajrore po monitorojnë zonën, për të identifikuar vatra të reja dhe për të evidentuar raste të mundshme të zjarrëvënies së qëllimshme.

Policia Kufitare Vlorë ndihmon turistët në Sarandë dhe Palasë, mbetën në det te hapur ? Sarandë – Rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij pësoi defekt dhe mori ujë. Pas njoftimit, patrulla e Policisë Kufitare ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur shoqërimin e sigurt të kapitenit drejt bregut dhe rimorkimin e jahtit drejt Portit të Limionit. ? Palasë – Në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në një mjet lundrues u rrezikuan për shkak të kushteve të vështira të detit. Policia Kufitare reagoi me shpejtësi, duke bërë të mundur shoqërimin e tyre të sigurt në breg si dhe ankorimin e mjetit detar në molin e Palasës.

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, ne fshatin Akërni , Njësia Administrative Novosele . Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që po ndihmon në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme