Kronika 17 December 2025, 23:11 Nga VNA

Gjykata e Apelit të Posaçëm shqyrton të enjten ankimimin e zëvëndës kryeministres Belinda Balluku

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Apelit të Posaçëm shqyrton të enjten ankimimin e

Të enjten në orën 10:00, Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shqyrtojë ankimimin e zëvëndës kryeministres Belinda Balluku që kërkon heqjen e masave të sigurisë pezullim nga ushtrimi i detyrës dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Masa e pezullimit është shfuqizuar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa mbetet në fuqi masa e ndalimit për dalje jashtë vendit. Ndërsa Apeli i Posaçëm pritet të shqyrtojë këtë çështje, në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit të premten do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për leje për të arrestuar Ballukun. Ndaj në këtë valë zhvillimesh mbetet për tu parë qëndrimi që do të mbajë SPAK në seancën e nesërme. Numri dy i qeverisë dhe njëherazi Ministrja e Infrastrukturës akuzohet për abuzime me tendera miliona euro. Në këtë akuzë bëjnë pjesë edhe vartësit e saj Erald Elezi, Gentian Gjyli e Evis Berberi si dhe të tjerë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme