Kronika 30 September 2025, 14:46 Nga VNA

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Bechetin

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi me 12 vite burgim biznesmenin italian Francesco Bechetin. Vendimi u mor nga trupa gjykese e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, e cila u uli 5 vite dënim biznesmenit nga 17 të tilla që ishte dënuar nga shkalla e parë.

Ai u cilësua fajtor për akuzat vjedhje duke shpërdoruar detyrën, krijim të skemave mashtruese me qëllim përfitimin e paligjshëm si dhe pastrim parash.

Shkalla e dytë e gjyqësorit la në fuqi vendimin për nënën e biznesmenit Becheti, Liliana Condomitti dhe shtetasen Eriona Troplini duke i dënuar përkatësisht me 8 vite burgim secila.

Ndërsa u ndryshua vendimi për ortakun e Bechettit, Mauro de Renzi i cili u dënua me 12 vite burg nga 16 që ishte dënuar nga gjykata e Tiranës. Gjykata pushoi gjykimin për kompanitë “Kalivaç Green Energy” dhe “Energy” shpk. Biznesmeni Bechetti, pronar i televizionit Agon Channel është prej vitesh në përplasje të forta me qeverinë shqiptare.

Njoftimi i plotë: 

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Sot më datë 30.09.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z.Genti Shala dhe anëtar znj. Brikena Ukperaj dhe z. Dritan Hasani, shpalli vendimin që i përket të pandehurve Francesco Beccheti, Mauro De Renzis etj, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit Nr. 440, datë 23.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me këtë ndryshim:

-Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, dënimin përfundimtar të të pandehurit Francesco Beccheti me 12 (dymbëdhjetë) vjet burg.

-Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, dënimin përfundimtar të të pandehurit Mauro De Renzis me 12 (dymbëdhjetë) vjet burg.

-Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shoqeria “Kalivaç Green Energy” sh.p.k, për sa i përket veprës penale "Falsifikim i dokumetave", parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

-Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shoqeria “Energy” sh.p.k, për sa i përket veprës penale "Falsifikim i dokumetave" dhe "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" parashikuar nga neni 186/2 i dhe 135-25 të K.Penal.

-Kunder ketij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit.

 

 

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme