Kronika 4 March 2026, 17:11 Nga VNA

GJKKO shpall vendimin për të akuzuarit e aferës së Sterilizimit, ja sa dënohen ish-zyrtarët

Ndaje në Whatsapp

GJKKO shpall vendimin për të akuzuarit e aferës së

Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për 8 të pandehurit për aferën e sterilizimit.

Ish-zëvendës Ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj u dënua me 6 vite burg për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentash. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu reduktua në 4 vite. Ai mori pafajësinë për akuzën e grupit kriminal.

E njëjta masë dënimi u dha për biznesmenin Ilir Rrapaj të “Sani Service” që zotëronte pjesën e luanit në koncesionin e sterilizimit. Rrapaj po ashtu u shpall i pafajshëm për akuzën e grupit kriminal.

Marsela Serjani u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar iu ul dënimi në 2 vite e 4 muaj. Gjykata i hoqi masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi masa e paraburgimit është më e lartë se dënimi.

Njëjtë si Sejranaj u dënua dhe Sajmir Kadiu, të cilit po ashtu iu hoq masa e sigurimit.

Petret Mersini u dënua 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar në 2 vite e 4 muaj. Ai nuk do të shkojë në burg pasi u vendos në shërbim prove për 24 muaj.

I njëjti dënim si Mersini u dha edhe për Arben Gjatën, ish-rektorin e Universitetit të Mjekësisë.

Gent Burazeri u dënua përfundimisht me 80 orë punë publike. Ndërsa Naile Ajazi u dënua me shërbim prove për një periudhë prej 24 muajsh.

SPAK zbuloi nga hetimet shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë. Sipas prokurorisë qëllimi ishte shpallja fituese e kompanive të Ilir Rrapajt.

Prokuroria tha se u gjetën shkelje dhe të dhëna të rremë në studimin e fizibilitetit, ndërsa u hartuan kriteret në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme