Kronika 4 February 2026, 16:26 Nga VNA

GJKKO liron nga burgu vëllain e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja

Ndaje në Whatsapp

GJKKO liron nga burgu vëllain e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Nga arresti në burg, Rraja është dërguar në arrest në shtëpi.

Xhelal Rraja u arrestua në kuarër të operacionit “Revanshi”.

Rraja akuzohet për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal; "Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet rezulton se Ndoka, ishte planifikuar të ekzekutohej në janar të 2021, kur do të shkonte tek për ngushëllim tek një i njohur.

Sipas prokurorisë në planin për vrasjen e tij u përfshinë Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme