Kronika 10 Gusht 2025, 15:18 Nga VNA

GJKKO lë në fuqi masat e sigurimit për 10 të hetuar nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
GJKKO lë në fuqi masat e sigurimit për 10 të hetuar nga SPAK

Gjykata e Posaçme iu komunikoi masat e sigurisë 10 prej të dyshuarve si pjesëtarë të organizatës kriminale që përmbyti Europën me kokainë.

Për Riza Çelën një prej 4 vëllezërve të dyshuar u zbut masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest në shtëpi për arsye shëndetësore. Masat e tjera u lanë në fuqi. Organizata trafikoi tonelata kokainë në vlerë milionë euro. Në kërkim lidhur me këtë rast janë disa persona përfshirë dhe pronarin e Ajman Park, Fadil alias Julian Balla, njëherazi president i klubit sportiv Erzeni.

Njoftimi i plotë:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë
09.08.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje dhe
verifikimin e kushteve e nevojave të sigurimit, në respektim të nenit 248 të Kodit të
Procedurës Penale, për personat nën hetim Ervis Çela, Albin Çela alias Defrim Çela, Riza
Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen
Kamami, Elidon Çela, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin
Nr. 84, datë 10.08.2025 vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Ervis Ibrahim Çela me vendimin
Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Albin Çela alias Defrim Çela me
vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj
personit nën hetim Riza Çela me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës
së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me
masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i
K.Pr.Penale.
4. Detyrohet personi nën hetim Riza Çela të mos largohet nga banesa e tij me adresë:
Ndërtesa nr. **, Hyrja nr. *, Njësia Administrative *****, fshati ****, ****.
5. Detyrimin e personit nën hetim Riza Çela, të mos komunikojë me persona të tjerë
me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.
6. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që
mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Riza Çela.
7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Petrit Lakatos alias Petrit
Sulejmani me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
8. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Renato Musaku me vendimin Nr.
82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar.
9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Gert Çerma me vendimin Nr. 82,
datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar.
10. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Marenglen Kamami me vendimin
Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
11. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Elidon Çela me vendimin Nr. 82,
datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar.
12. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
hetim Kujtim Gjyla me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
13. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
hetim Ditjon Pepa me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
14. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin.
15. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat
nga e nesërmja e marrjes dijeni për këtë vendim.
Tiranë, më datë 10.08.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuarmit.

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme