Kronika 15 October 2025, 15:30 Nga VNA

GJKKO i komunikon dy herë “arrestin me burg” Aldo Avdylit

Ndaje në Whatsapp
GJKKO i komunikon dy herë “arrestin me burg” Aldo Avdylit

Në dy seanca të njëpasnjëshme, Gjykata e Posaçme i komunikoi dy masa sigurie arrest në burg Aldo Avdylit i akuzuar për krime të rënda. Masa e parë ishte firmosur ndaj tij në kuadër të aksionit Revanshi.

Ndërsa masa e dytë lidhet me hetimin e fundit të SPAK ku u zbulua se Avdyli bashkë me xhaxhain e tij Astrit Avdyli që konsiderohet kreu i grupit kriminal organizuan vrasjen e Edmir Bregut në 2021 në Durrës.

Avdyli u arrestua të martën te Liqeni i Thatë teksa strehohej në një banesë që ishte marrë me qira nga Dorjan Sherifi. Ky i fundit u arrestua nga policia e Durrësit pasi ndihmonte Avdylin në arrati.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme