Kronika 5 December 2025, 16:09 Nga VNA

GJKKO dënon me 4 vite burg Florian Habilajn dhe katër anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, të dyshuar për lidhje me Saimir Tahirin

Ndaje në Whatsapp
GJKKO dënon me 4 vite burg  Florian Habilajn dhe katër

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti pranë gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të katër të pandehurve: Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Çështja u gjykua sipas procedurës së shkurtuar.

Në përfundim të procesit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Esmeralda Xhili, Arbana Selmanaj dhe Migena Laska, më vendimin nr. 79, datë 05.12.2025, shpalli fajtor të pandehurit dhe vendosi dënime të konsiderueshme me burg.

Dënimet për Florian Habilajn

Gjykata deklaroi fajtor Florian Habilajn, i konsideruar si pjesë kryesore e grupit kriminal, për disa vepra penale:

Trafikim narkotikësh, mbetur në tentativë në formën e grupit të strukturuar kriminal – 12 vjet burg

Trafikim narkotikësh në bashkëpunim – 15 vjet burg

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal – 3 vjet burg

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, gjykata përcaktoi një dënim të vetëm prej 15 vitesh burg, të cilit iu aplikua ulja me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke e çuar dënimin final në 10 vjet burgim. Ai do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë

Dënimet për Armando Sulajn

Armando Sulaj u shpall fajtor për:

Trafikim narkotikësh në formën e grupit të strukturuar kriminal – 9 vjet burg

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal – 2 vjet burg

Gjykata përcaktoi një dënim të vetëm prej 9 vjetësh, i cili pas uljes për gjykim të shkurtuar u reduktua në 6 vjet burg. Edhe ky dënim do të vuhet në një institucion të sigurisë së lartë.

Dënimet për Sabaudin Çelajn

Për Sabaudin Çelajn u vendos:

15 vjet burg për trafikim narkotikësh

3 vjet burg për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

Pas bashkimit të dënimeve u caktua një dënim i vetëm prej 15 vitesh, që u reduktua në 10 vjet burg për shkak të procedurës së shkurtuar. Ai gjithashtu do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Dënimet për Tigrens Mëzurajn

Gjykata shpalli fajtor Tigrens Mëzurajn për:

8 vjet burg për trafikim narkotikësh

2 vjet burg për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

Pas aplikimit të nenit 55, u caktua një dënim i vetëm prej 9 vjetësh, i reduktuar më pas në 6 vjet burg. Vuajtja e dënimit do të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme