Kronika 29 September 2025, 15:55 Nga VNA

GJKKO dënon me 12 vite burg Shkëlzen Dacin për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

Ndaje në Whatsapp
GJKKO dënon me 12 vite burg Shkëlzen Dacin për trafik droge dhe

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur sot vendimin përfundimtar ndaj të pandehurit Shkëlzen Daci, i akuzuar për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Procesi gjyqësor u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të procedimit penal nr. 36/2 të vitit 2019 (me origjinë nga procedimi nr. 238 i vitit 2017).

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Alfred Konomi, Sokol Pasho dhe Migena Laska, me vendimin nr. 60, datë 29.09.2025, vendosi si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Daci për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, duke e dënuar atë me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Daci për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, duke e dënuar atë me 3 (tre) vite burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, gjykata vendosi që dënimet të bashkohen dhe i pandehuri të vuajë një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjykata uli me 1/3 masën e dënimit, duke përcaktuar që i pandehuri Shkëlzen Daci të vuajë 8 (tetë) vite burgim.
Në bazë të nenit 14 të ligjit nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosur”, i ndryshuar, gjykata vendosi që i pandehuri të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
Shpenzimet proceduriale iu ngarkuan të pandehurit.
Për ekzekutimin e këtij vendimi, gjykata ngarkoi Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Gjykata bëri me dije gjithashtu se ndaj këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme