Kronika 31 January 2026, 12:41 Nga VNA

GJK rrëzoi kërkesën e tij/ Ilir Beqaj: Jeni kthyer në shkallën e katërt të gjyqësorit

Ndaje në Whatsapp

GJK rrëzoi kërkesën e tij/ Ilir Beqaj: Jeni kthyer në

Pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ilir Beqajt që kundërshtonte vendimin e GJKKO të datës 6 korrik 2024 që ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg, ish-ministri i Shëndetesisë ka reaguar nga qelitë e paraburgimit.

“E keni gati klishe­në që vendimet e gjykatës nuk komentohen. Por, meqë shqiptarët fitojnë çështje në GJEDNJ (Strasburg), kjo ndodh sepse ja që edhe ju jepkeni vendime të padrejta”, shkruan Beqaj.

“Ky komunikim publik është vetëm për ata gjyqtarë që kanë votuar rrëzimin e kërkesës.

Kam bërë kërkesë në Gjykatën tuaj të nderuar më 1 korrik 2025. Sipas njoftimit të kahershëm, seanca do të zhvillohej në datë 23 dhjetor 2025, ndërsa njoftimi i rrëzimit të kërkesës u bë publik më 28 janar 2026. Kaq mjafton për të kuptuar se sa seriozë jeni në trajtimin e çështjeve që gjykoni. 7 muaj për të bërë vlerësimin e një mase sigurie. A ka kuptim që të jepni një vendim për një masë sigurie 19 muaj nga dhënia e vendimit të parë? Një shqyrtim i tillë i stërzgjatur e humbet funksionin e tij si garanci efektive. Çfarë lloj drejtësie qenka kjo? Kujt i duhet kjo lloj drejtësie kaq e vonuar?

Për ju kërkesat për rrëzim të vendimeve të masave të sigurimit mund të jenë “bezdisëse”, mund të jenë “të dorës së dytë” krahasuar me çështje të tjera shumë më themelore për shtetin e së drejtës që gjykoni, por kjo nuk duhet t’ju çojë në vlerësime krahasimisht më simpliste në raste si ky i imi”, thekson ish-ministri.

Beqaj e akuzon Kushtetuesen se është kthyer në shkallën e katërt të gjyqësorit.

“Sipas procedurës suaj, ne nuk kemi mundësinë të dëgjohemi. Rregullat tuaja na pengojnë të flasim vetë para jush. Në 7 muaj që trajtoni çështjen nuk na jepni as 2 orë kohë mundësinë të flasim para jush.

E kam të qartë se çfarë do të ketë arsyetimi i rrëzimit të kërkesës. Shumë formalist do të jetë. Arsyetim tipik i një gjykate fakti. Por ju, të nderuar, nuk jeni shkalla e katërt e gjyqësorit në Shqipëri.

Ka vite që jeni kthyer në shkallë të katërt gjykimi. Ka ndodhur ditë pas dite. E kanë sjellë këtë frymë ata anëtarë që kanë ardhur nga gjyqësori. Kanë sjellë frymën proceduraliste, afatet e tejzgjatura të gjykimit dhe arsyetimit”, shprehet Beqaj.

Ish-ministri po gjykohet për aferën e koncesionit të sterilizimit, ndërsa akuzohet edhe për abuzime me fondet e agjencisë SASPAK. Ai mbahet në paraburgimin e Durrësit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme