Kronika 20 August 2025, 21:15 Nga VNA

Gjermania kundër planit Izraelit për të përshkallëzuar ofensivën në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Gjermania kundër planit Izraelit për të përshkallëzuar

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të mërkurën se Berlini “kundërshton përshkallëzimin” e fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, pasi më parë u njoftua se Izraeli miratoi  planet për marrjen e qytetit të Gazës.

Gjermania e ka “gjithnjë e më të vështirë të kuptojë se si këto veprime do të çojnë në lirimin e të gjithë pengjeve ose në një armëpushim”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë Steffen Meyer.

Planet për një ofensivë të zgjeruar në Qytetin e Gazës janë pritur me dënime të gjera për shkak të asaj që do të ndodhë me qindra mijëra palestinezë të zhvendosur që strehohen në qytet, i cili ka disa nga mbetjet e fundit të infrastrukturës kritike në Gaza. Është gjithashtu zona më e dendur e populluar e enklavës palestineze.

Izraeli ka thënë se militantët e Hamasit vazhdojnë ta përdorin Gazën si bazë operacionesh për të kryer sulme.

Familjet e pengjeve izraelite kanë shprehur gjithashtu kundërshtim ndaj planit dhe kanë mbajtur tubime masive të dielën. Shumë prej tyre kanë frikë se ofensiva do t’i rrezikojë më tej pengjet e mbetura. Rreth 50 persona të marrë peng në tetor 2023 mbeten të pagjetur dhe 20 prej tyre mendohet se janë gjallë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme