Kronika 28 February 2026, 11:38 Nga VNA

Gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit pas 10 ditësh kërkime

Ndaje në Whatsapp

Gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit pas 10 ditësh kërkime

Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut kanë bërë të mundur ditën e sotme gjetjen e trupit të qytetarit me inicialet I.K., 42 vjeç.

Trupi i të ndjerit u gjet në zonën midis fshatrave Orizaj dhe Buzuq, njofton Ministria e Mbrojtjes. Autoritetet vijojnë procedurat përkatëse dhe janë në kontakt me familjarët.

Kujtojmë që Forcat e Armatosura prej ditësh ishin në kërkim për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit, i cili dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur në lumë, mbrëmjen e 20 shkurtit, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të kanioneve të Osumit në Skrapar.

Për gjetjen e 42 vjeçarit qe angazhuar vullnetarisht me forcat RENEA dhe një 22-vjeçar, banor i zonës por mbeti i bllokuar në kanionet e Osumit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme