Kronika 20 December 2025, 10:32 Nga VNA

Tragjedi në Lezhë/ Gjendet i pajetë 42-vjeçari, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

Ndaje në Whatsapp

Tragjedi në Lezhë/ Gjendet i pajetë 42-vjeçari, e ëma

Tragjedi në Lezhë. Pasi i vdes i biri një 72-vjeçare vendos ti japë fund jetës duke u vetëvarur. Sipas policisë ngjarja ndodhi në fshatin Lalm i Ri, ku 42-vjeçari Aleksandër Marku u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij.

Paraprakisht thuhet se më trupin e tij nuk kishte shenja dhune. Por nëna e tij sapo mori vesh për humbjen e të birit u vetëvar në banesë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme