Kronika 1 December 2025, 11:45 Nga VNA

Gjendet i djegur automjeti që u përdor për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Gjendet i djegur automjeti që u përdor për vrasjen e biznesmenit

Policia gjen të djegur automjetin që u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka. Automjeti u gjet në fshatin Mirakë dhe brenda tij nuk u zbuluan armë. Mondi Mëhalla, 43 vjeç, pronari i karburantit Xhaxhi Oíl dhe El Taxi, u qëllua për vdekje brenda në makinë.

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, ku mbeti i vrarë shtetasi M. M., alias E. H., 43 vjeç, ditën e sotme u konstatua në fshatin Mirakë, automjeti tip "Audi", i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme