Kronika 4 September 2025, 21:41 Nga VNA

Gjenden pas 2 orësh kërkime dy turistët francezë në Parkun “Shebenik–Jabllanicë”

Ndaje në Whatsapp
Gjenden pas 2 orësh kërkime dy turistët francezë në

Pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth dy orë në zonën e Majës së Gurit brenda Parkut Kombëtar “Shebenik”, dy turistë francezë u gjetën dhe u shpëtuan me sukses. Falë bashkëpunimit midis Autoritetit të Zonave të Mbrojtura Elbasan dhe banorëve lokalë, turistët u lokalizuan dhe u shoqëruan në vendin ku po qëndronin, duke u siguruar që gjendja e tyre shëndetësore të ishte e mirë.

Parku Kombëtar “Shebenik–Jabllanicë” është një prej destinacioneve kryesore të turizmit natyror në Shqipëri, i njohur për majat e larta malore, pyjet e dendura dhe biodiversitetin e pasur. Gjatë periudhave të verës dhe vjeshtës, parku tërheq shumë vizitorë vendas dhe të huaj, megjithatë terreni i vështirë shpesh paraqet sfida në orientim.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme