Kronika 28 February 2026, 13:55 Nga VNA

Gener 2 e Bashkim Ulaj denoncon sulmin në Rrjoll: Dhunë në kantier dhe akuza për mosveprim të institucioneve

Ndaje në Whatsapp

Gener 2 e Bashkim Ulaj denoncon sulmin në Rrjoll: Dhunë në

Kompania Gener 2 në pronësi te Bashkim Ulaj ka dënuar me forcë ngjarjet e ndodhura sot në Rrjoll, duke i cilësuar ato si një akt të rëndë dhune ndaj rendit dhe ligjit në Shqipëri.

Sipas deklaratës së kompanisë, persona të paautorizuar kanë hyrë me forcë në kantier, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve, kanë rrahur persona të pranishëm si dhe kanë thyer pajisje pune dhe dëmtuar makineri.

Gener 2 e cilëson këtë si një sulm kriminal që cenon jo vetëm një investim privat dhe klimën e investimeve në vend, por krijon një precedent të rrezikshëm, ku – sipas saj – dhuna zëvendëson vendimet e gjykatave dhe turmat vendosin mbi institucionet.

Në reagim, kompania shpreh shqetësim për mungesën e reagimit parandalues nga organet përgjegjëse, konkretisht Prokuroria e Shkodrës, duke pretenduar se ajo ka qenë në dijeni të tensioneve në zonë, por nuk ka ndërmarrë veprime për të shmangur përshkallëzimin.

Gjithashtu, Gener 2 akuzon disa portale dhe politikanë për nxitje të klimës së konfliktit, duke i cilësuar si faktorë që kanë ushqyer tensionet për interesa të caktuara.

Kompania i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë të identifikojnë autorët, organizatorët dhe nxitësit e dhunës dhe t’i vënë përpara përgjegjësisë ligjore pa tolerancë. Njëkohësisht, i kërkon Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e prokurorëve në këtë çështje.

Në fund, Gener 2 i kërkon qeverisë të garantojë sigurinë e investimeve të ligjshme dhe u bën thirrje forcave politike të mos inkurajojnë dhunën, duke theksuar se projekti do të vijojë në përputhje me ligjin, pavarësisht situatës së krijuar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme