Kronika 11 Nëntor 2025, 18:55 Nga VNA

Gazetarja Lala: Gilmando Dani drejtonte grupin e Shullazit, dikush nga brenda e ka tradhëtuar

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Lala: Gilmando Dani drejtonte grupin e Shullazit, dikush nga brenda e

 Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi atentatin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në vendin e njohur si rrethi pranë aeroportit të Rinasit, ku ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathë i Emiljano Shullazit dhe u plagos, agjenti i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri). E ftuar në studion e News24, Lala tha se shënjestra e atentatit ka qenë Gilmando Dani i cili ishte liruar nga burgu një vit më parë, në tetor 2024 dhe jetonte në një pjesë më të madhe të vitit në Spanjë.

Gazetarja theksoi më tej se ai është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që në fakt është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani. Lala më tej ka sqaruar se atentatorët zgjodhën një zonë të sigurt si Rinasi dhe mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit.

Gazetarja theksoi se Gilmando Dani nuk është një nga ato njerëzit e botës së krimit që hyjnë rastësisht, por ka dominuar për më shumë se një dekadë në botën e krimit. Sipas saj, e gjithë kjo e bën ngjarjen një atentat të mirëorganizuar, që tronditi Tiranën dhe dha një njollë të zezë dhe në sy të turistëve të huaj. 

"Një pjesë e detajeve janë bërë të ditura sa kohë ka një reagim nga policia e shtetit. Atentati ka ndodhur në një nga zonat më të sigurta të Tiranës, afër aeroportit por dhe aty krimi nuk ka ngurruar të qëllojë një nga emrat më të njohur të botës së krimit Gilmando Dani ka qenë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kuadër të procesit të Emiliano Shullazit ku ai ishte pjesë e grupit të tij.

Në tetor të vitit të kaluar la qelitë e paraburgimit dhe iu kthye jetës në normalitet. Sipas të dhënave të grumbulluara nga policia, ai ishte larguar dhe jetonte në Spanjë, dhe piëkrisht sot pak minuta para se të qëllohej për vdekje tek rrethi pranë aeroportit të Rinasit ai po kthehej nga Barcelona në drejtim të Tiranës.

Në dalje të aeroportit është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që në fakt është paradoksale është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani dhe në momentin që automjeti ka hyrë në rrethin e Rinasit, një automjet me targa greke e ka parakaluar ka qëlluar në drejtim të tyre duke lënë të vdekur Gilmando Danin ndërsa të plagosur rëndë agjentin e AMP.

Është konfirmuar se shënjestra ka qenë Gilmando Dani, që i ka mbijetuar dhe dy atentateve të mëhershme në 2011 dhe 2015 sepse në 2015 dhe deri në 2024 ka vuajtur dënimin për gjobvënie ndaj Ylvi Beqaj dhe fakti që është qëlluar sapo ka zbritur nga aeroporti do të thotë se gjithcka ka qenë e organizuar.

Që pas grabitjes së kryer në 2018, nga grupi i drejtuar nga Admir Murati, masat e sigurisë në Rinas janë shtuar ndjeshëm por krimi nuk ka pyetur. Nga mënyra si kanë vepruar autorët është përdorur një makinë e vjedhur me targa të vjedhur. Mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit.

Mund të kishte më shumë viktima, dhe automjeti është drejtuar në drejtim të urës së Gjolës ku u gjet një automjet i djegur në fshatin Halil të Krujës. Autorët nuk kanë qenë amatorë, kanë kryer atentatin në një zonë të mbipolluar por dhe e sigurt, është qëlluar ndaj këtij personi. Më tronditëse është fakti se pasi është kryer krimi, është tentuar ti jepej ndihmë, ndërkohë që u tentua nga punonjësi i policisë të hapte me këmbë automjetin.

Komisariati i rinasit është shumë pranë dhe sa pak mjete ka policia për të ndërhyrë në të tilla raste. Agjencia e mbikqyrjes policore do të duhet të hetojë shkeljet e punonjësve të policisë dhe për të hetuar lidhjet e tyre me njerëz të botës së krimit. Personi që shoqëronte Gilmando Dani, Muçi Shaljani alias Sheqeri, kishte lidhur kontratë në muajin shtator me AMP me kontratë të përkohshme dhe do të përfundonte në fund të muajit nëntor. Gilmando Dani nuk është një nga ato njerëzit e botës së krimit që hyjnë rastësisht, por ka dominuar për më shumë se një dekadë në botën e krimit.

Pas lirimit nga burgu dhe fakti se kreu i grupit Emiliano Shullazi vuan dënimin me 14 vite për gjobvënie dhe akuza të tjera të rënda për vrasjen e Vajdin Lames dhe tentativës për vrasje të Marenglen Hakës, përplasje me të fortët e Niklës, frerët e bandës dhe kryesimin mendohet se e kishte marrë Gilmando Dani. E gjithë kjo e bën ngjarjen një atentat të mirëorganizuar, që tronditi Tiranën dhe na dha një njollë të zezë dhe në sy të turistëve të huaj," tha Klodiana Lala.  

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme