Kronika 25 October 2025, 18:25 Nga VNA

Gazetarja Klodiana Lala: Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të paraqitet në SPAK më 27 tetor për hetimin mbi tenderat

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Klodiana Lala: Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar sot se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është thirrur për t’u paraqitur në SPAK ditën e hënë, më 27 tetor.

E ftuar në një studio televizive, Lala bëri të ditur se fletëthirrja ka mbërritur në zyrën e Ballukut ditën e martë dhe se ajo është marrë si person nën hetim, jo si e pandehur.

“Në drejtim të zonjës Balluku dhe në adresë të MIE është nisur të martën një fletëthirrje që ka mbërritur në zyrën e saj. Këto fletëthirrje dërgohen me korrierë specialë, të cilët marrin dhe firmën e marrjes në dorëzim.

Në këtë dokument, prokurorët e posaçëm e njoftojnë se duhet të paraqitet në SPAK më 27 tetor, në praninë e një avokati, duke e vënë në dijeni se është zyrtarisht nën hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera,” – tha gazetarja.

Lala shtoi se nëse Balluku do të paraqitet, ka gjasa që ajo të njoftohet me akuzat penale zyrtare, por theksoi se aktualisht ajo nuk ka statusin e të pandehurës.

“Zonja Balluku është person nën hetim dhe është zëvendëskryeministrja e dytë që përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt, i cili ndodhet në arrati për disa akuza të rënda, mes tyre edhe për korrupsion,” – përfundoi Lala.

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme