Kronika 18 September 2025, 19:39 Nga VNA

Gardisti kanos Shefin e Sektorit të Trafikut Urban në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Gardisti kanos Shefin e Sektorit të Trafikut Urban në Elbasan

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ndaj punonjësit të Gardës së Republikës, inspektorit Mateo Ademi. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kanosje për shkak të detyrës”. Procedimi nisi pas kallëzimit të shtetasit Besmir Likaj, Shef i Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se, për motive të dobëta, inspektori i Gardës së Republikës ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme