Politika 11 December 2025, 14:28 Nga VNA

Gara për kreun e SPAK/ Klodian Braho: Për gjërat e vështira ka një zgjidhje shumë të thjeshtë, zbato ligjin

Ndaje në Whatsapp

Gara për kreun e SPAK/ Klodian Braho: Për gjërat e vështira

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, duke u shprehur se sfidat më të mëdha të institucionit zgjidhen vetëm me zbatimin strikt të ligjit. Braho komentoi edhe drejtimin e mëparshëm të SPAK nga dy drejtuesit që kanë qenë në krye të tij. Ai tha se Kraja duhej të ishte më aktiv në atë periudhë, ndërsa Dumanit do i merrte "nën pozitive" pa dhënë më shumë detaje.

“Jam në një pozicion ku duhet të përgjigjem për dy drejtues. Institucioni nuk ka qenë i njëjtë. Mendoj se zoti Kraja duhet të kishte qenë më aktiv në atë periudhë, edhe pse çështjet kërkonin kohë dhe ishin vitet e para të krijimit. Do të isha më aktiv. Krahasuar me Dumanin, do të merrja anën pozitive. Më vështirë se kaq, nuk gjej një anë të mirë tek Dumani”, tha Braho.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme