Kronika 5 March 2026, 11:57 Nga VNA

Gara për kreun e ri të Policisë nis në korridoret e Ministrisë së Brendshme: Drejtori i Vlorës Elidon Çela hyn në zyrën e ministres

Ndaje në Whatsapp
Gara për kreun e ri të Policisë nis në korridoret e

Teksa zyrtarët më të lartë të policisë janë përfshirë në ethet e zgjedhjes së Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, pas lirimit nga detyra të Ilir Prodës, një prej emrave që po qarkullon në këtë klimë pritjeje është parë duke hyrë në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Bëhet fjalë për Elidon Çelën, aktualisht drejtor i Policisë së Vlorës. Ai njihet si një nga njerëzit e besuar të ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu dhe si një person i afërt me biznesmenin vlonjat Sinan Idrizi.

Burime bëjnë me dije se Çela ka zhvilluar një takim në zyrë me ministren e Brendshme. Nuk dihet ende nëse ky ka qenë një takim rutinë për çështje pune apo një takim që lidhet me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Policisë së Shtetit.

Megjithatë, fakti që ky takim zhvillohet pikërisht në momentin kur po diskutohet për emrin që do të drejtojë policinë, ngre shumë pikëpyetje.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme