Kronika 26 November 2025, 13:39 Nga VNA

Gara për kreun e BKH-së/ Përfundon faza e kontrollit, komisioni gati të shpallë renditjen përfundimtare

Ndaje në Whatsapp

Gara për kreun e BKH-së/ Përfundon faza e kontrollit, komisioni

Ka përfunduar procesi i vettingut dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët që garojnë për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Rezultatet i janë dërguar komisionit përzgjedhës, i përbërë nga Altin Dumani, kreu i SPAK, si edhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Në garë për drejtor të BKH janë 7 kandidatë, Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Komisioni do të shqyrtojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm të Vettingut dhe më pas do të hartojë renditjen zyrtare të kandidatëve.

Pas këtij procesi, treshja e prokurorëve do t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë një emër për miratim si drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme