Kronika 24 March 2026, 12:37 Nga VNA

Rëndësia e garës për kreun e Policisë së Shtetit, SHBA vëzhgon nga afër procesin

Ndaje në Whatsapp

Rëndësia e garës për kreun e Policisë së Shtetit,

Gjatë kohës që po zhvillohej faza e intervistimit të 14 kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në Ministrinë e Brendshme mbërriti edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn.

Ndonëse nuk janë dhënë detaje zyrtare për vizitën e saj, me gjasë prania lidhet me rëndësinë e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sot kandidatët po kalojnë në fazën e intervistimit nga komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme. Ata po intervistohen nga një trupë e përbërë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, një prej zëvendësministrave të Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i AMP-së.

Kujtojmë se gara u hap menjëherë pas dorëheqjes së ish-drejtorit, Ilir Proda, i cili është akuzuar disa herë nga përfaqësues të opozitës për lidhje me eksponentë të krimit të organizuar. Megjithatë, këto mbeten në kuadër të deklaratave politike, për sa kohë nuk ka ende një hetim zyrtar për këto pretendime.

Nga ana tjetër, mbetet fakt se SPAK ka shprehur disa herë shqetësimin se hetimet e tij janë dekonspiruar edhe nga përfaqësues të Policisë së Shtetit. Kjo është evidentuar edhe nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, ku janë arrestuar efektivë të cilët dyshohet se u shërbenin grupeve kriminale.

Në këtë kontekst, vizita e Nancy VanHorn shihet si një tregues i interesit për një proces të besueshëm përzgjedhjeje, ku në krye të Policisë së Shtetit të vendoset një drejtues që gëzon besimin e institucioneve ligjzbatuese, përfshirë edhe SPAK.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme