Kronika 8 December 2025, 14:03 Nga VNA

Foto/ Arratisje spektakolare në Itali, shqiptari Taulant Toma ikën nga burgu i sigurisë së lartë me çarçafë

Ndaje në Whatsapp

Foto/ Arratisje spektakolare në Itali, shqiptari Taulant Toma ikën nga

Një arratisje si në filma ka tronditur burgun e Operas në Milano, ku 41-vjeçari shqiptar Taulant Toma arriti të largohej duke prerë hekurat e qelisë së tij dhe duke përdorur çarçafë të lidhur për të zbritur nga dritarja.

Foto/ Arratisje spektakolare në Itali, shqiptari Taulant Toma ikën nga

Toma, i dënuar për një sërë krimesh, përfshirë grabitje, ndodhej në njësinë e sigurisë maksimale dhe tashmë po kërkohet nga autoritetet italiane në të gjithë vendin. Hetuesit kanë nisur analizimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë të burgut për të rindërtuar ngjarjen dhe për të verifikuar nëse ai ka pasur ndihmë nga të tjerë të burgosur. Po hetohen gjithashtu kontaktet që Toma mund të ketë pasur në orët para arratisjes.

Foto/ Arratisje spektakolare në Itali, shqiptari Taulant Toma ikën nga

Ky nuk është rasti i parë i arratisjes për Taulant Tomën. Ai ka arritur të largohet nga burgjet italiane katër herë më parë, në 2009 nga burgu i Ternit, në shkurt 2013 nga burgu i Parmës, ku u kap disa muaj më vonë në Belgjikë, dhe më pas nga një burg pranë qytetit të Liège.

Ngjarja e fundit në Milano ka alarmuar autoritetet dhe ka rikthyer vëmendjen tek rrezikshmëria e këtij të dënuari, i cili duket se ka aftësi për arratisje të sofistikuara.

Foto/ Arratisje spektakolare në Itali, shqiptari Taulant Toma ikën nga

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme