Kronika 25 November 2025, 14:25 Nga VNA

“Fordi” përplas makinën e policisë bashkiake në Vlorë, plagosen dy efektivët brenda saj

Ndaje në Whatsapp

“Fordi” përplas makinën e policisë bashkiake në

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor të fshatit Kotë, në zonën e Drashovicës.

Sipas raportimeve, një automjet tip Ford, i drejtuar nga shtetasi A. ZH, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të Policisë Bashkiake Selenicë, tip Hyundai, i cili ishte i ndaluar në anë të rrugës për shkak të një defekti teknik.

Në brendësi të mjetit të parkuar ndodheshin dy punonjës, T.J., në vendin e shoferit, dhe R.K., në vendin e pasagjerit. T.J. u transportua në spital me transport të rastësishëm. Të dy kanë marrë dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme