Kronika 22 September 2025, 12:51 Nga VNA

Forcat speciale kontrollojnë burgun e Peqinit: Në qelinë e Indrit Shaqes gjendet celular

Ndaje në Whatsapp
Forcat speciale kontrollojnë burgun e Peqinit: Në qelinë e Indrit

Në orën 3 të mëngjesit të datës 18 shtator forcat speciale zbarkuan në qelinë e Indrit Shaqes në burgun e sigurisë së lartë Peqin.

Në qelinë e Shaqes u gjet një telefon celular, i cili u sekuestrua dhe u dërgua për ekspertim. Indrit Shaqja është dënuar me burgim të përjetshëm për krimin makabër të kryer më 2 shtator të vitit 2014, ku torturoi dhe vrau dy kunatat, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç. Ai mbeti i plagosur në qelinë e burgut në kohën kur Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin.

Pas gjetjes së celularit ai është izoluar për thyerje të rregullores së burgut dhe është referuar në prokurori.

Ndërkohë mbrëmjen e kaluar 250 forca speciale zbarkuan në burgun e sigurisë së lartë dhe ushtruan kontroll njëherazi në të gjitha qelitë e burgut ku janë izoluar bosët e krimit dhe ata që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kontrollet do të vijojnë edhe në burgje të tjera për sende të paligjshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme