Kronika 12 August 2025, 13:52 Nga VNA

Fletë lavdërimi për kamerat, heshtje për problemet

Ndaje në Whatsapp
Fletë lavdërimi për kamerat, heshtje për problemet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, sot ka shpërndarë një tjetër fletë lavdërimi, këtë herë për efektivin Klajdi Mustaj, i cili shpëtoi tre persona nga një aksident rrugor. Një akt njerëzor i vërtetë nga një punonjës policie – por edhe një rast i artë për drejtorin që të dalë në media.

Sepse kur bëhet fjalë për foto, fjalime dhe certifikata, Ilir Proda kujtohet. Por kur bëhet fjalë për problemet e vërteta të trupës policore, për kushtet, mbështetjen dhe profesionalizmin që ata kanë realisht nevojë, apo për të shpjeguar pse Policia e Shtetit ka bllokuar prej tre ditësh ambientet e një televizioni kombëtar si News24 – aty bie një heshtje e plotë. Asnjë fjalë, asnjë sqarim, asnjë përgjegjësi.

Policia sot ka nevojë për kujdes dhe drejtim serioz, jo për certifikata që vlejnë vetëm si dekor për kamerat. Por me sa duket, për Ilir Prodën, propaganda ka më shumë vlerë se faktet. Dhe fletët e lavdërimit nuk mbushin boshllëqet e një institucioni që shpërndan “mirënjohje”, por nuk merr guximin të flasë për gjendjen ku ndodhet policia e shtetit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme