Kronika 10 Nëntor 2025, 16:22 Nga VNA

Flet për herë të parë autori i vrajes së Astrit Kalasë: Ajo që ndodhi ishte një reagim i palogjikshëm, ndaj një vendimi po aq të palogjikshëm

Ndaje në Whatsapp
Flet për herë të parë autori i vrajes së Astrit
Elvis Shkambi dhe gjyqtari i ndjerë Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit duket se ka qenë, sipas autorit të krimit, pasojë e një padrejtësie të zvarritur prej vitesh në sistemin gjyqësor. Në një letër të gjatë nga burgu, të siguruar nga VNA, Elvis Shkambi flet për herë të parë pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, duke shprehur njëkohësisht keqardhje për humbjen e gjyqtarit dhe indinjatë për vendimin gjyqësor që, sipas tij, “ishte më shumë sesa skandaloz”.

“Sot personalisht po i shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit për humbjen e njeriut të tyre të dashur! Ndjej një keqardhje shumë të madhe për humbjen që u ka shkaktuar, sidomos në raport me 3 fëmijët e tij për të cilët ka qenë njeriu më i dashur në botë,” shkruan Shkambi.

Ai e përshkruan ngjarjen si një shpërthim emocional ndaj një padrejtësie të thellë.

“Ajo që ndodhi atë ditë ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm. Do e them dhe do e përsëris sa të kem frymë që ai vendim ishte më shumë sesa skandaloz.”

Në letrën e tij, Shkambi shprehet se me çështjen e familjes së tyre ishte bërë “një eksperiment njerëzor” nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

“Prej 13 vitesh xhaxhai im Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.”

Shkambi insiston se vendimi i marrë nga gjykata ishte në kundërshtim me ligjet dhe aktet më të larta juridike në vend.

“Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, Kodin e Procedurës Civile, vendimin unifikues të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë.”

Megjithatë, ai pranon se asnjë padrejtësi nuk mund të justifikojë aktin ekstrem që mori jetën e një njeriu.

“Ky nivel padrejtësie e justifikon aktin tim? Jo nuk e justifikon. Të kundërshtosh një padrejtësi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve është moralisht e drejtë dhe burrërore, por jo çdo mënyrë reagimi ndaj padrejtësisë është e duhura apo justifikohet.”

Në fund të letrës, autori i krimit u drejtohet edhe fëmijëve të gjyqtarit të ndjerë duke thënë se nuk është vetëm ai fajtor i vrasjes së babait të tyre, por edhe e atyre që e shtynë të merrte atë vendim.

“Gjithashtu po u drejtohem fëmijëve të të ndjerit: paralelisht me urrejtjen që kultivoni ndaj meje, bëjeni për të vërtetën. Ata që shtynë babain tuaj të merrte një vendim totalisht të padrejtë, janë po aq fajtor sa unë, që ai nuk është sot me ju.”

Shkambi mbyll letrën me paralajmërimin se ka ende shumë për të treguar.

“Unë kam shumë për të treguar dhe do tregoj kur të jetë momenti. Unë dhe shteti shqiptar e njohim mirë njëri-tjetrin dhe jam besimplotë që do i japim llogari njëri-tjetrit për dëmet dhe padrejtësitë që i kemi bërë njeri-tjetrit.”

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 tetor, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku pas përfundimit të sancës gjyqësore, Elvis Shkambi qëlloi me armë gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili humbi jetën menjëherë. Ngjarja tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik në të gjithë vendin.

Flet për herë të parë autori i vrajes së Astrit

Flet për herë të parë autori i vrajes së Astrit

Flet për herë të parë autori i vrajes së Astrit

Flet për herë të parë autori i vrajes së Astrit

Flet për herë të parë autori i vrajes së Astrit

Flet për herë të parë autori i vrajes së Astrit

 

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme