Kronika 15 September 2025, 15:54 Nga VNA

Flasin të moshuarit që u dhunuan në Finiq: I thashë mos qëllo burrin, më qëllo mua

Ndaje në Whatsapp
Flasin të moshuarit që u dhunuan në Finiq: I thashë mos

Spiro dhe Dhespo Kalovioti dy të moshuar 78 dhe 79 vjeç, nga fshati “Lefter Talo” në bashkinë e Finiqit kanë rënë pre e një grabitje të dhunshme sot në mesnatë.

Çifti i moshuarve jetojnë të vetëm, ndërsa kryefamiljari është edhe kryeplak i fshatit. Si i tillë ai menaxhonte tokat e bashkëfshatarëve, duke i dhëne ato me qira. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja e grabitjet, pasi hajdutët ishin në dijeni se çifti i të moshuarve kishte në banesë para të cilat do t’ua shpërndanin pronarëve të tokave. Çifti i bashkëshortëve është dhunuar barbarisht gjatë kohës që u benë rezistencë hajdutëve per të mos u dhënë shumën prej 2 milion lekësh të vjetra. E moshuara ka më shumë plagë, disa hematoma dhe disa qepje në kokë.

“11 e gjysmë ora, nuk u kuptuan fare kur erdhën, si u futën te porta, ai i pari i gjati, ndërsa tjetrin e mbanin nga mbrapa edhe u fut ai dhe u ngrit ky ( burri), ç’kërkon i tha, çohu të ma japësh lekët i tha, s’kam lek i tha, jo i tha ai ne e dimë që ke lek. I thamë që i kemi dhënë lekët e tokave, dhe ata na ranë me shkop”, tregon e moshuara.

“Unë jam edhe si kryetar i fshatit edhe tani menaxhoj edhe tokat ato që më japin bashkëfshatarët, u jap leket e më japin tokat. Të gjitha lekët ua dhashë fshatarëve, po ishin nga 5-6 veta që nuk erdhën nga Greqia, ato lekë ishin që gjetën ata”, rrëfeu 79-vjeçari.

“Atë djalin si trup e pamë ishte trup i vogël ai që kthehu rrobat ishte me maskë, edhe në kokë edhe këtu, nuk e pashë nga fytyra. Nuk e tregoi fytyrën fare ai, ai e mbajti mbrapa, na rrahu neve njëherë, edhe pastaj i tha kalo ti edhe kontrollo. Me shkop, shkopi kaq i trashë edhe kaq…me shkop, jo të rënë, po kështu vap. Ç’më bërë more i thashë, me qëlloi burrin, mos më qëllo burrin more aman i thashë, më qëllo mua. Më qëllon mua këtu… që të lajmëroja policinë nuk kisha telefon se mi morën ata … kunati lajmëroi vajzën, vajza lajmëroj policinë. Kishte pistoletë e mbante në dorë, tani se c pistoletë qe ajo…”, tregoi e moshuara.

Grabitja në banesën e të moshuarve kishte nisur qysh ditën e premte, kur ata ishin duke fjetur në shtëpi, dëgjuan të kontrolloheshin sirtarët e dollapit.

Policia nuk ka arritur ende të identifikojë autorët e ngjarjes ndërsa Spiro dhe Dhespo Kalovioti po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Sarandës.

Grabitjet me dhunë ndaj të moshuarve janë raste të ripërsëritura vitet e fundit në fshatrat e Finiqit.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme