Kronika 19 August 2025, 18:39 Nga VNA

Flakë pranë Borizanës, rrezikohen depot me dinamit

Ndaje në Whatsapp
Flakë pranë Borizanës, rrezikohen depot me dinamit

Dy vatra zjarri janë shfaqur këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë, mbi fabrikën e çimentos dhe pranë zonës së guroreve. Burime nga terreni dyshojnë se zjarret janë të qëllimshme dhe të ndezura për t’u hapur terren guroreve ekzistuese ose për hapjen e ndonjë guroreje të re.

Në vendngjarje është angazhuar reparti zjarrfikës i rrethit me të gjitha mjetet dhe forcat që ka në dispozicion. Megjithëse punohet intensivisht, era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke shkrumbuar hektarë të tërë me pisha të reja.

Situata është bërë edhe më shqetësuese për shkak se rreth një kilometër larg nga vatrat e zjarrit ndodhet një depo dinamitësh që furnizon guroret e zonës. Nëse flakët nuk do të vihet nën kontroll në kohë, ekziston rreziku real që ato t’i afrohen depot e dinamitit, çka do ta përkeqësonte ndjeshëm situatën dhe do ta kthente atë në një emergjencë të madhe.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme